Kush shënoi të dielën në Superligë?

Kush shënoi të dielën në Superligë?

Shtatë gola janë realizuar në dy ndeshje të dielën në xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës në futboll, katër te ndeshja Ballkani – Trepça ’89 dhe tre te Feronikeli – Llapi.

Në Suharekë, Topalli 19’ shënoi i pari për Ballkanin, kurse rezultatin e barazoi Manaj 23’, për tu mbyllur baras pjesa e parë.

Në të dytë, pas shumë tentimeve, Ballkani gjeti golin e epërsisë me Krasniqin 78’, kurse fitoren 3:1 ekipit vendës ja dha Daku 87’.

Ballkani e fitoi ndeshjen 3:1 ndaj ‘89shit.

Në ndeshjen tjetër, Zeka realizoi nga penalltia 7’, kurse Ramadani barazoi për Llapin 19’.

Llapi mbeti pa Maliqin që u përjashtua direkt me të kuq pas 81 minutave lojë, e më pas Zeka 82’ realizoi për fitoren 2:1 të Feronikelit.

Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, Feronikeli është në vendin e pestë me 43 pikë, kurse Llapi një pozitë me poshtë me 37 pikë.

Shënuesi më i mirë në Superligë aktualisht është Arb Manaj me 13 gola.

 

/Insajderi.com/