Kushdo që përdor rrjetin social Twitter në Nigeri do të ndiqet penalisht

Kushdo që përdor rrjetin social Twitter në Nigeri do të ndiqet penalisht

Nigeria do të ndjekë penalisht këdo që zbulohet se ka shkelur ndalimin në vend për përdorimin e Twitter-it, transmeton Insajderi.

Qeveria Nigeriane njoftoi të premten se po pezullonte operimet e kompanisë Twitter në vend, shkruan ‘BBC’.

“Rrjetet e telefonit celular e bllokuan qasjen pasi u urdhëruan ta bëjnë një gjë të tillë, por disa përdorues po e ‘kapërcejnë’ ndalimin”, është shkruar në këtë media.

Kjo masë vjen pasi Twitter fshiu një status të presidentit Muhammadu Buhari për shkeljen e rregullave të faqes.

Qeveria e tij tha të shtunën se fshirja e postimit ishte “zhgënjyese”, por jo e vetmja arsye për pezullimin e “përkohshëm”./Insajderi.com