Kushti i Ibrahimovic për klubet që po e kërkojnë

Kushti i Ibrahimovic për klubet që po e kërkojnë

Zlatan Ibrahimovic ka paralajmëruar Manchester United se duhet të bëjë një marrëveshje të çuditshme, por specifike, nëse ata dëshirojnë që ai të nënshkruajë kontratën me “Djajtë e kuq” këtë verë.

Këta të fundit po udhëheqin ndjekjen e 34-vjeçarit, me qëllim nënshkrimin e kontratës me atë, që pas largimit të suedezit nga Paris Saint-Germain.

Ndërkohë, sipas asaj që ai vetë ka deklaruar pak kohë më parë, klubi i tij i ardhshëm tashmë është vendosur, por marrëveshja mbetet ende për tu konfirmuar.

Ibra ka paralajmëruar se shefi i famshëm i kuzhinës, Joel Robuchon do të duhet ta shoqërojë atë, kur të zhvendosej nga Parisi.

“Do ta marr kuzhinierin nga Parisi, me vete në destinacionin tim të ardhshëm”, deklaroi sulmuesi enigmatic në Instagram, teksa postoi edhe një foto të tijën në shoërinë e shef Robuchon.

Ky i fundit, 71 vjeç ka më shumë yje se çdo shef tjetër kuzhine në botë dhe në vitin 1989 është vlerësuar si shefi i shekullit.

ibar 5454545