Ky burrë jo vetëm që u afrua shumë afër lavës por edhe u zhvesh për një fotografi

Ky burrë jo vetëm që u afrua shumë afër lavës por edhe u zhvesh për një fotografi
Burimi i fotografisë: Norris Niman

Të heqësh disa rroba kur bëhet shumë ngrohtë është gjëja e parë që na shkon në mendje. Por jo shumë nga ne do e bënin para qindra njerëzve teksa po qëndrojmë shumë afër një vullkani aktiv.

Por udhëzuesi i turneut aventuresk Sveinn Snorri Sighvatsson është bërë viral pikërisht për këtë gjatë një vizite në Geldingadalur në gadishullin Reykjanes të Islandës.

Stripi i tij i improvizuar u zhvillua ndërsa festuesit u mblodhën në vendin e vullkanit që shpërtheu për të parë shfaqjen e jashtëzakonshme, e cila filloi të premten e kaluar.

Por zhvillimi i një fotosesioni pranë një vendi shpërthimi nuk ishte detyrë e lehtë, dhe padyshim që nuk rekomandohet. Në fakt, vizitorët janë udhëzuar të mos mblidhen shumë pranë burimeve të lavës. /Insajderi.com