
Pasi dështuan negociatat me Antonio Conten, Tottenham ka nisur bisedimet me ish trajnerin e Romës, Paulo Fonseca sipas raportimeve të “SKY SPORTS”, transmeton Insajderi.
Marrëveshja mes dy palëve pritet të arrihet orët e ardhshme, dhe do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2024.
Kujtojmë që Tottenham shkarkoi Jose Mourinhon sezonin e kaluar për shkak të rezultateve të dobëta, teksa drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit e morri Ryan Mason.