Ky ekip nga Premier Liga, u gëzua më së shumti që Real Madrid u bë kampion në La Liga

Ky ekip nga Premier Liga, u gëzua më së shumti që Real Madrid u bë kampion në La Liga

Real Madrid arriti të bëhej kampion në La Liga pas tre vitesh dështimi dhe sigurisht se ata u gëzon shumë me këtë arritje, Por është edhe një ekip nga Anglia i cili është gëzuar shumë që Reali e fitoi titullin sivjet.

Ekipi i Chelsea është ekipi që është gëzuar shumë për këtë arritje të Real, sepse ata kanë fituar plot 15 milion euro nga ky sukses. Ekipi i Chelsea dhe Real Madrid, në marrëveshjen për shitblerjen e Eden Hazard ishin marrë vesh se nëse Real Madrid shpallet kampion në La Liga, Chelse do të përfitonte 15 milion euro të tjera si bonuse, raporton Insajderi.

Kujtojmë se Eden Hazard është blerë nga klubi spanjoll për 100 milion euro, por kjo shumë mund të rritet deri në 146 milion euro, shkaku i banuesve të përfshira në ata kontratë./Insajderi.