Një 14-vjeçar ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness, duke fituar titullin e njeriut me gojën më të madhe – pasi ky i ri arrin që ta hapë gojën hiq më pak se 10 centimetra.

Isaac Johnson mund ta fus në gojë një shishe të tërë, topin e tenisit, domaten, mollën dhe portokallin, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq adoleshentin i cili thotë se gjithmonë e kishte ditur që e ka “gojën e madhe”, por që një gjë të tillë e kishte zbuluar në vitin 2016 kur edhe hapi gojën jashtë normave të normales.

Miqtë e Isaacut kënaqen sa herë që ai e hapë gojën sa që shpesh e sfidojnë duke futur gjësendet të ndryshme në gojë.