Skuadra e Dritës nesër takohet me Dudelangen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë – në kuadër të ndeshjes kthyese të Europa League.
Skuadra e Dritës ka njoftuar se biletat për këtë sfidë do të dalin në shitje në orën 16:00 në Gjilan dhe Prishtinë, kurse nesër në orën 17:00 në Mitrovicë.