Ky është destinacioni më i frekuentuar në botë

Ky është destinacioni më i frekuentuar në botë

Londra, Tokio apo Paris, mund të hamendësosh se një prej këtyre tre qyteteve të famshëm do të jetë numri një për destinacionet e frekuentuara në botë, por nëse e mendove, je gabuar.

Sipas një raporti të ri nga Mastercard, ka një qytet që i ka mundur të tre dhe ai është: Bangkoku.

Kryeqyteti tajlandez ka luajtur rolin e mikpritësit për më shumë se 19 milionë vizitorë më 2016–ën, duke tejkaluar Londrën për të dytin vit radhazi.

Turistët tërhiqen nga arkitektura befasuese e qytetit, kultura e pasur dhe klima tropikale ( një arratisje e re për dimrin!), por mbase tërheqja më e madhe është fakti se vizitorët shpenzojnë mesatarisht vetëm 64 dollarë dita. Nëse nuk e keni problem të udhëtoni gati 19 orë, duket se Bangkoku ia vlen të shënohet në listën e udhëtimeve të dëshirave.