Kanalin në YouTube i Ryan fitoi 26 milionë dollarë në 2019-ën, 4 milionë dollarë më shumë se në 2018-ën sipas një analize të bërë nga revista Forbes. Një " />

Ky është fëmija 8 vjeçar që po fiton shuma të mëdha nga youtube

Ky është fëmija 8 vjeçar që po fiton shuma të mëdha nga youtube

Kanalin në YouTube i Ryan fitoi 26 milionë dollarë në 2019-ën, 4 milionë dollarë më shumë se në 2018-ën sipas një analize të bërë nga revista Forbes.

Një djalosh 8-vjeçar i cili bën analiza të lojërave është Youtuberi më i paguar në botë, një titull që e mban prej dy vitesh.

Kanali në YouTube i Ryan fitoi 26 milionë dollarë në 2019-ën, 4 milionë dollarë më shumë se në 2018-ën sipas një analize të bërë nga revista Forbes.

Fitimi është përllogaritur për periudhën Qershor 2018 – Qershor 2019. Kanalet Dude Perfect dhe Nastya vinë në vendet e dyta dhe të treta me 20 milionë dhe 18 milionë dollarë fitim respektivisht.

Së bashku 10 Youtuberët më të paguar grumbulluan 162 milionë dollarë gjatë 2019. Ryan i cili jeton me nënën, babain dhe dy motrat binjake në Teksas, publikon çdo ditë një video për 22.9 milionë abonentët e tij.

Këto video zakonisht marrin miliona klikime dhe disa kanë mëse 1 miliardë. Videoja më popullore e Ryan është 5 minuta dhe 56 sekonda me 1.9 miliardë shikime.

Aty ai shfaqet duke shëtitur në oborin e tij dhe hapur vezë plastike të cilat kanë lojëra në to.

Por rasti i Ryan që nis një kanal të tillë dhe bëhet milioner është i rrallë. 96.5% e Youtuberët nuk bëjnë mjaftueshëm para nga reklamimi as për të kaluar pragun e varfërisë në SHBA.

Megjithatë është fakt se videot Youtube ku shfaqen fëmijë marrin 3 herë më shumë shikime se një video mesatare sipas Pew Research Centre.