Ky është reagimi i Presidentit Trump për vdekjen e Kobe Bryant

Ky është reagimi i Presidentit Trump për vdekjen e Kobe Bryant

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar lajmet për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Ai e ka quajtur lajm të tmerrshëm vdekjen e Bryantit në moshën 41-vjeçare.

“Raportohet se legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur në një aksident me helikopter në Kaliforni. Është lajm i tmerrshëm!”, ka shkruar Trumpi në Twitter.

Bryant mësohet se ishte në bord së bashku me 3 persona të tjerë derisa është konfirmuar se 5 persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit.

Ndërkaq, së bashku me të në bord mësohet se ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare. /Insporti.com/