Ky është roli i Rusisë në konfliktin e Nagorno – Karabakhut

Ky është roli i Rusisë në konfliktin e Nagorno – Karabakhut

Moska u shet armë si Armenisë ashtu edhe  Azerbajxhanit, por gjithashtu ka udhëhequr përpjekjet që palët që luftojnë në këtë konflikt, të ulin amrët dhe të dialogojnë kushtet e paqes, transmeton Insajderi.

Dy shekuj më parë, carët rusë shpallën me krenari se ata “çliruan” armenët nga sundimi i Turqisë Osmane dhe Iranit.

Fill pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin planifikoi të pushtonte dhe aneksonte Turqinë lindore për të “zgjeruar” Armeninë sovjetike dhe për të marrë hyrjen në Mesdhe.

Rusia post – komuniste duket se po ndjek të njëjtin model të “mbrojtjes” së armenëve nga fqinjët e tyre – Azerbajxhani ish-Sovjetik që flet turqisht dhe aleati i saj më i ngushtë, Turqia, raporton Al Jazeera.

Dhe kur konflikti i ndezur, dekada i vjetër rreth Nagorno – Karabakhut, një rajon malor i shkëputur i Azerbajxhanit i dominuar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990, u rihap në fund të shtatorit, ishte Rusia ajo që ndërhyri si paqebërëse.

Udhëheqësit armenë ende mendojnë se shpresat e tyre më të mira janë te Moska.

“Ditët e fundit, Rusia mund të luante rolin e saj të aleatit strategjik të Armenisë … në nivelin më të lartë”, tha kryeministri armen Nikoll Pashinyan në daljet televizive më 14 Tetor.

“Unë jam i sigurt se Rusia do të vazhdojë të luajë këtë rol pa dyshim, në traditat më të mira të miqësisë së popullit armen dhe rus”, tha kryeministri armen. /Insajderi.com