Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar gjatë të martës edhe logon e re. Gjashtë yjet e flamurit dhe ngjyra e kaltër dallojnë në stemën e re të FFK-së, njofton Insajderi.
Por nëse vitet e fundit kjo ngjyrë ka qenë simbol i Kosovës në futboll, nëse udhëtojmë pas në vite shohin një ndryshim në këtë aspekt. Në vitin 2000 logoja e qeverisë së futbollit të Kosovës kishte rrënjë të forta në identitetin kombëtar.
Shqiponja e zezë dykrenare dhe ngjyra e kuqe ishin pikërisht pjesët përbërëse të logos së parë të FFK-së, e cila ndryshoi në vitin 2006. Por ishte vetëm shqiponja ajo që ndryshua, teksa ngjyra e kuqe ishte përsëri prezente, megjithëse jo për shumë kohë. Vetëm dy vite më vonë e kuqja kthehet në të kaltër dhe e tillë do të mbetej deri ditën e sotme. /Insajderi.com