Ky është vendimi për koshin e “çuditshëm” në NBA që u anulua [Video]

Ky është vendimi për koshin e “çuditshëm” në NBA që u anulua [Video]

Ndeshja e NBA-së mes Houston dhe San Antonio (fituar 133-135 nga Spurs) nuk do të riluhet.

Ka qenë ky vendimi i marrë nga Komisioni i Sportit pranë NBA, që ka lënë në fuqi rezultatin, por pranuar gabimin e bërë nga gjyqtarët.

Ata nuk e konsideruan të saktë një kosh të James Harden në periodën e katërt, duke e anuluar atë.

Në një aksion kundërsulmi të James Harden, ai realizoi me zhytje,por topi doli nga poshtë rrjetës dhe u rrotullua sipër unazës, duke dhënë përshtypjen se nuk u realizua koshi.

Skuadra e Houston bëri reklamim për këtë incident, që është hedhur poshtë. Ndërsa 3 gjyqtarët e ndeshjes janë dënuar me pezullim.