Ky është zëvendësuesi i Sarri-t, tek Juventus?

Ky është zëvendësuesi i Sarri-t, tek Juventus?

Menjëherë pasi ekipi i Juventus-it, e ka shkarkuar Sarri-n, kanë filluar spekulimet për zëvendësimin e tij.

Media të ndryshme, duke përfshirë raportuesit më të afërt të klubit nga Torino, janë duke raportuar se trajneri i ardhshëm i Juventus, do të emërohet, ish trajneri i Tottenahm, Mauricio Poshettino, transmeton Insajderi.

Poceettino, është i pa punë, që nga muaji janar, pas shkarkimit të tij nga ekipi i Tottenham, por ai ishte duke pritur për të fituar një punë po në Premier Ligë, më saktësisht tek Manchester United – por ecuria e mirë e Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë që ai të humb shpresat për Manchester United dhe tani kjo mundësi e ofruar nga Juventus, nuk është e lehtë të refuzohet./Insajderi.com.