TapQuiz deri më tani u ka dhuruar fituesve mbi 20,000 euro shpërblime

TapQuiz deri më tani u ka dhuruar fituesve mbi 20,000 euro shpërblime

TapQuiz tashmë është bërë quizi më i famshëm në vend dhe më atraktiv.
Deri më tani kanë luajtur mbi 200,000 lojtarë dhe janë dhuruar mbi 20,000 shpërblime për fituesit  e vendeve të para.

Quizi nuk ka shumë kohë që ka filluar, edicioni I parë është shfaqur më 5 Nëntor mirëpo menjëherë ka arritur të marrë zemrat e audiences pasi që është i vetmi në të cilin mund të luani online duke klikuar në përgjigjjen e saktë.
TapQuiz ndahet në tre quize, Tap n’All i cili përmbanë pyetje të përgjithshme, moderoret nga Jonida Vokshi dhe shfaqet çdo të Marte nga ora 19:00, Tap n’Shije i cili ka të bëj rreth ushqimit dhe kuzhinës, moderohet nga Adriana Matoshi dhe shfaqet çdo të Mërkure ora 19:00 dhe Tap n’Dije i cili është quiz edukativ, moderohet nga Rifat Smani dhe shfaqet çdo të Enjte nga ora 19:00.

Në këto quize audienca ka pasur mundësi që të sfidoj veten, familjarët, shoqërinë si dhe të fitoj shpërblime nga më të ndryshmet.
Top shpërblimet çka janë dhuruar deri më tani janë iPhone 11 Pro Max, Samsung Galaxy Note 10, Macbook Air, Televizion Samsung 55, PS4, Xbox, Kompjuter Lynx, degjuese Beats, Sony, JBL, 150 euro kupon e shumë shpërblime të tjera.

Shumë e lehtë është të bëheni pjesë e quizit dhe çka është e veçantë se në rast se nuk e qëlloni përgjigjjen vetëm ju mund të shihni renditjen e juaj dhe askush tjetër, në tabelë nshfaqen vetëm tre vendet e para.
Krejt çka ju nevojitet të bëni për t’u bërë pjesë e quizit është që çdo të Marte, Mërkure dhe Enjte nga ora 15:00 hapet regjistrimi Kliko këtu , ju hyni në GjirafaVideo.com, shkoni tek Live TV, pastaj klikoni në videon e TapQuiz, klikoni për të u regjistruar, në rast që keni llogari në Gjirafa vetëm kyçuni, nëse nuk keni atëherë krijoni një, dhe në fund klikoni ‘Hyr në kuiz’.
TapQuiz mund të luani kudo që ndodheni në shtëpi, punë, kafe, në rrugë, mjafton vetëm të keni internet.

Për sot në Tap n’All vendi i parë fiton 150 euro kupon, për të parë edhe shpërblimet e tjera dhe për t’u regjistruar Kliko këtu
Nesër e Marte, tek Tap n’Shije vendi I parë fiton telefon Xiaomi ndërsa të Enjten në Tap n’Dije vendi i parë fiton PS4.
Mos harroni regjistrimi fillon nga ora 15:00 ndërsa quizi shfaqet live nga ora 19:00

Më poshtë e gjeni videon e regjistrimit mirëpo nuk mund të luani nga këtu, shkoni në GjirafaVideo.