“Ky mund të jetë ‘Benzema’ i ri për Ronaldon në Juventus”

“Ky mund të jetë ‘Benzema’ i ri për Ronaldon në Juventus”

Fabio Cappelo ka thënë se Juventus duhet ta blejë lojtarin e Wolves, Raul Jimenez, duke pohuar se ai do të ishte partneri ideal për Cristiano Ronaldon në Torino, njofton Insajderi.

Juve e fitoi kampionatin në Seria edhe këtë vit, por po dështon në Ligën e Kampionve, çka është edhe synimi i tyre.

“Jimenez është një lojtar i mrekullueshëm me shumë talent, ideal për të luajtur përkrah Ronaldos”, ka pohuar Cappelo për ESPN.

“Ronaldos po i mungon një lojtar si Benzema në Juventus dhe ai ‘Benzema’ mund të jetë Jimenez”.