
Dikur një nga sulmuesit më të famshëm në Premier Ligën angleze, Emmanuel Adebayor, tani mund të përfundojë në ekipin e West Brom, njofton Insajderi.
Siç shkruan The Sun, West Brom po bën përpjekje maksimale të sigurojë shërbimet e sulmuesit tashmë veteran.
36 vjeçari, që ishte pjesë e ekipeve si Arsenal, Tottenham, Manchester City e Real Madrid, ka mbetur pa klub fare.
Ai po luante për ekipin e Paraguait, Olimpia, por nga korriku është pa ekip.
West Brom mund ta kthejë togolezin edhe një herë aty ku kishte vitet më të mira të karrierës./Insajderi.com