
Beyonce duhet të ruajë shpinën, sepse dikush po përpiqet t’ia marrë statusin e yllit – e thënë të drejtën po ja del mbanë shkëlqyeshëm.
Chico, një papagall Amazon me kurorë të verdhë nëntë vjeç nga Parku i Jetës së Egër Lincolnshire në Friskney, Angli, kohët e fundit është bërë viral për interpretimin e tij gazmor – dhe perfekt – të këngës së Beyocne të vitit 2008 “If I Were a Boy”.
Në videon, të shpërndarë në faqet e parkut në Facebook dhe Instagram, Chico rri ulur në kafaz teksa këndon, njofton Insajderi.
Ndërkohë, vizitorët në park mund të dëgjoheshin duke qeshur në sfond, duke admiruar performancën e Chico. /Insajderi.com