Ky politikan ofron 50% zbritje për ata që hanë në restorante

Ky politikan ofron 50% zbritje për ata që hanë në restorante

Kancelari Rishi Sunak zbuloi planin e zbritjes “ha jashtë për të ndihmuar” si pjesë e një sërë masash për rinisjen e ekonomisë në mes të pandemisë coronavirus, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Marrëveshja do të thotë që njerëzit mund të marrin deri në 10% zbritje për person nëse hanë jashtë midis të hënës dhe të mërkurës.

Sunak gjithashtu tha që TVSH-ja në mikpritjen dhe turizmin do të bjerë në 5%.

Ulja, nga 20%, do të jetë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërsa njoftoi planin e zbritjes, kancelari tha që Mbretëria e Bashkuar po përballet me një “moment unik” për shkak të COVID-19, duke shtuar: “Ne duhet të jemi krijues”.

Sunak u përpoq të siguronte publikun se ishte e sigurt të hanin jashtë. “Unë e di se njerëzit druhen të dalin jashtë. Por ne nuk do t’i kishim hequr kufizimet nëse nuk mendonim se mund ta bënim këtë, me siguri”, tha ai.

Sunak tha që ky plan kishte për qëllim kthimin e “klientëve në restorante, kafene dhe pijetore” dhe mbrojtjen e “1.8 milion njerëzve që punojnë në to”. /Insajderi.com