Ky pritet të jetë numri 10-të i Barcelonës pas largimit të Messit

Ky pritet të jetë numri 10-të i Barcelonës pas largimit të Messit

Pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona, dilema më e madhe ishte kush do ta mbante numrin e tij në ekip, shkruan Shqip.com.

Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, katalanasit kanë vendosur t’i ofrojnë një mundësi të re Philippe Coutinos.

Edhe pse në mediat spanjolle raportohet se braziliani mund të largohet nga katalanasit në këtë afat, duke se gjërat për të po ndryshojnë për mirë.

Ronald Koeman po i ofron një mundësi të re anësorit, derisa raportohet se do t’i ofrojë edhe numrin 10-të në fanelë, atë që e mbante Messi për shumë vite.

Philippe Coutinho

 

Me yllin argjentinas i cili u transferua drejt Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, braziliani tani pritet ta rrëmbej numrin e tij.

Derisa pritej se mund të kalonte te Arsenali si pjesë e shkëmbimit me Alexandre Lacazette ose Pierre-Emerick Aubameyang, duhet se Coutinho do të qëndroi edhe për një sezon te “Blaugranët”.

29-vjeçari është larg formës që e kishte te Liverpooli, ndërsa ishte i huazuar vitin e kaluar te Bayern Munchen ku edhe arriti të fitonte Ligën e Kampionëve./Insajderi.com