Ky shtet do të testojë tërë popullatën për koronavirus

Ky shtet do të testojë tërë popullatën për koronavirus

Autoritetet e Andorrës filluan sot një fushatë të madhe për mbrojtje nga koronavirusi dhe do të fillojnë testimin masiv të mërkurën.

Andorra ka një popullsi prej rreth 77,000 dhe planifikon të testojë të gjithë qytetarët.

Deri më tani, rreth 50.000 njerëz janë pajtuar vullnetarisht për testin, i cili u mirëprit nga ministri i Shëndetësisë Joan Martines Benaset.

Andorra ka investuar rreth 1.6 milion euro në teste dhe zbatimin e tyre.

Plani është të testohen rreth 7,000 njerëz në ditë, në 11 lokacione në të gjithë shtetin që shtrihet ndërmjet Francës dhe Spanjës, transmeton KosovaPress.

Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit.

Andorra deri më tani ka 740 raste pozitive dhe 40 të vdekur.