Bolivia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit pas kërcënimeve të Trumpit

Bolivia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit pas kërcënimeve të Trumpit

Bolivia ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të takohet të enjten “mbi përshkallëzimin e retorikës lidhur me Sirinë dhe kërcënimet e veprimeve të njëanshme ushtarake”, disa orë pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për sulme me raketa.

“Jemi të shqetësuar, sepse çdo veprim i njëanshëm do të ishte një shkelje e parimeve dhe qëllimeve të kartës së Kombeve të Bashkuara”, u tha gazetarëve Ambasadori i Bolivisë, Sacha Sergio Llorentty Soliz.

Trump paralajmëroi Rusinë të mërkurën për veprim të menjëhershëm ushtarak në Siri pas një sulmi me gaz helmues të regjimit të Bashar Al-Assadit ndaj popullit sirian. /Insajderi.com