Kyrgios bën histori në Citi Open, triumfon në lojërat teke dhe dyshe

Kyrgios bën histori në Citi Open, triumfon në lojërat teke dhe dyshe

Finalisti i Wimbledon, Nick Kyrgios, është bërë personi i parë që ka fituar titujt e Citi Open në teke dhe dyshe për meshkuj në të njëjtin vit.

Ishte një rikthim triumfues për australianin në kryeqytetin amerikan, ku ai ngriti trofeun e meshkujve teke në vitin 2019 për titullin e tij të fundit në ATP Tour, më pas u rrëzua në raundin e parë të turneut të vitit të kaluar.

 

Kyrgios, i cili humbi nga Novak Djokovic në katër sete në finalen në All England Club muajin e kaluar, iu deshën vetëm 81 minuta për të mposhtur kundërshtarin e tij japonez Yoshihito Nishioka 6-4 6-3.

Pak kohë më vonë, ai u kthye në stadiumin në Rock Creek Park Tennis Center për të ndihmuar amerikanin Jack Sock të mposhtte dyshen e katërt të Ivan Dodig dhe Austin Krajicek 7-5 6-4.

Në teke, 27-vjeçari humbi vetëm një set në pesë ndeshje, nuk iu prish asnjëherë shërbimi dhe kryesoi turneun me 96 ase, përfshirë 12 kundër Nishioka./Shqip.com