La Liga pritet të ulë kufirin e pagave nga 470 në 300 milion euro, transmeton Insajderi.
Sipas “The Athletic” kjo do të detyojë skuadrat e mëdha spanjolle të shesin një mori lojtarësh.
Në mesin e tyre ështe edhe Real Madrid, ku disa prej emrave që po përmenden për largim janë Isco dhe Hazard.
Isco tash e sa kohë është në targetin e skuadrës italiane Milan, i cili po shihet si zëvendësuesi adekuat i Hakan Calhanoglut, i cili u largua drejt Interit.
Ndërsa nga ana tjetër, Hazard është përfolur për një rikthim të mundshëm te ish-skuadra e tij Chelsea./Insajderi.com