Lajm i keq për Romën: Zaniolo ka këputur ligamentet e gjurit të majtë

Lajm i keq për Romën: Zaniolo ka këputur ligamentet e gjurit të majtë

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, ka këputur sërish ligamentet kruciate në gjurin e majtë.

Zaniolo u zëvendësua në minutën e 40-të të ndeshjes mes Italisë dhe Holandës në Amsterdam mbrëmë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Futbollisti të martën u është nënshtruar testeve mjekësore të cilat kanë konfirmuar lajmin e keq, ka raportuar faqja zyrtare e Romës, transmeton Insajderi.

Ai ka këputur ligamentin e gjurit të majtë dhe nesër duhet të operohet. Hera e dytë e njëpasnjëshme brenda vitit që pëson një lëndim të tillë.  /Insajderi.com