
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka marrë një lajm të keq, pak ditë para përballjes me Suedinë.
Mbrojtësi, Ibrahim Dresevic, do të mungojë në ndeshjen e radhës për shkak të suspendimit, me karton të kuq që kishte marrë në ‘Nations League’ kundër Moldovës.
Dresevic, bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen miqësore që Kosova e fitoi 4 me 0 ndaj Lituanisë.
Pos Dresevic është konfirmuar edhe mungesa e mbrojtësit tjetër, Amir Rrahmanit.
Kosova do të përballet kundër Suedisë më 28 mars, të dielën. /Insajderi.com