LAJMI I FUNDIT: Drita e humb ndeshjen nda Lifield me rezultat zyrtar

LAJMI I FUNDIT: Drita e humb ndeshjen nda Lifield me rezultat zyrtar

Kampioni i Kosovës, Drita, ka njoftuar se ka humbur takimin e Ligës së Kampionëve, nda Linfield, me rezultat zyrtar, prej 3 me 0.

“Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se që shkalla e apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavoline me rezultat zyrtar 3:0!. Një vendim i habitshëm nga një institucion siç është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë. Arsyeja kryesore e këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet me shume se tre dite (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shume arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qene vet UEFA. Jemi thellësisht te indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv. Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorëzojmë në duart e avokateve për ti ndjekur deri ne fund te gjitha rrugët ligjore” thuhet në njoftimin e klubit, trasnmeton Insajderi.

Më herë gjatë ditës, UEFA, kishte njoftuar se këtë vendim e kishte dërguar tek organet e Apel-it dhe vendimi fatkeq për Dritën erdhi menjëherë sonte./Insajderi.com.