LAJMI I FUNDIT: Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës si xhudiste

LAJMI I FUNDIT: Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës si xhudiste

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës si xhudiste, shkruan Insajderi.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë xhudistja në një deklaratë për KTV-në.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdojë, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdojë, të garojë në Lojëra Olimpike”.

“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve”, ka thënë Kelmendi në deklaratën e saj.

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës së saj në xhudo pas triumfit në pothuajse të gjitha garat në kategorinë e saj në këtë sport.

Ajo arriti të fitojë medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike “Rio 2016”./Insajderi.com