
UEFA ka konfirmuar se ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës do të vazhdoj, shkruan Insajderi.
Kjo ndeshje ishte pezulluar për shkak të arrestit kardiak që Christian Eriksen pësoj në minutat e fundit të pjesës së parë.
Raportohet se futbollistët e të dy skuadrave ishin dakord që ndeshja të vazhdoj.
Do të luhen pesë minutat e mbetur të pjesës së parë, pastaj do të ketë pesë minuta pauz, dhe pjesa e mbetur e ndeshjese do të vazhdoj në mënyrë të rregullt.
Pjesa e mbetur e ndeshjes do të filloj nga ora 20:30./insajderi.com