Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, ka folur i penduar dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij, të cilat quan në përjashtimin e tij dhe lojtarit të Mancheser City, Phil Foden nga grumbullimi me Anglinë.
“Pata kohën që të reflektoj në gjënë jo tu duhur që e bëra, duke i thyer rregullat e karantinimit rrezikova veten, stafin dhe bashkë lojtaret e ekipit.”, tha Greeëood, transmeton Insajderi.
“I kërkoj falje trajnerit, Gareth Southgate, besimin e të cilit e tradhtova.”, shtoi ai.
“Te luaja për Anglinë ishte një nga momentet më të mira në jetë dhe jam vetëm unë fajtori që duhet drejtuar gishtin për këtë gabim. I premtoj familjes sime, fansave, Manchester United dhe Anglisë se e kam pranuar mësimin e këtij gabimi.”, përfundoi sulmuesi i Manchester United.
Të dy lojtarët e rinj, kanë thyer rregullat e grumbullimit, duke sjellë vajza në hotel si dhe duke mos respektuar rregullat ndaj Covid 19./Insajderi.com.