Kampionët në fuqi të NBA-së, Los Angeles Lakers u mposhtën nga rivalët Los Angeles Clippers 116:109 të martën ndërsa filloi sezoni 2020-21 i NBA-së, njofton Insajderi.
Dyshja e Clippers, Paul George dhe Kawhi Leonard së bashku shënuan 59 pikë duke sjellë fitoren e parë të sezonit.
George shënoi 33 pikë, përfshirë një shpërthim prej 15 pikësh në çerekun e tretë. Leonard shënoi 26 pikë në “Staples Center” të Los Angeles.
Përveç kësaj, katër lojtarë të Clippers shënuan me dy shifra kundër Lakersave.
Superylli i Lakers, LeBron James shënoi 22 pikë. Anthony Davis shënoi 18 pikë dhe pati shtatë kërcime.
Montrezl Harrell dhe Dennis Schroder regjistruan secili “double-double” për Lakersat.
Harrell kishte 17 pikë dhe 10 kërcime. Schroder shënoi 14 pikë dhe 12 kërcime si dhe tetë asiste. /Insajderi.com