Lakers fitojnë ndeshjen e parë finale ndaj Denver

Lakers fitojnë ndeshjen e parë finale ndaj Denver

Ekipi nga Kalifornia, LA Lakers, ka fituar ndeshjen e parë të serive finale në konferencën e perëndimit, ndaj Denver Nuggets me 12 pikë epërsi.

Çereku i parë ishte i barabartë deri në fund, por u mbyll në të mirë të Nuggets 36:38, njofton Insajderi.

Por dy çerekët e radhës, i dyti dhe i treti i takuan fuqishëm Lakers, që dominuan 34:21 dhe 33:20, duke krijuar epërsi të thellë prej 27 pikëve në fillim të çerekut të katërt.

Në fund, rezultati përfundimtar ishte 126 me 114.

Anthony Davis ishte fantastik në këtë mbrëmje me 37 pikë, 10 kërcime e katër asistime.

Caldëell-Pope shtoi 18 pikë, teksa LeBron James kontribuoi me 15 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime në fitoren e parë të Lakers në finalen e konferencës.

Jamal Murray dhe Nikola Jokic shënuan nga 21 pikë për Nuggets, por nuk ishin të mjaftueshme për fitore./Insajderi.com.