Me performacën e lartë të sezonit superylli LeBron James udhëhoqi ekipin e tij Los Angeles Lakers drejt fitores ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 113-106, transmeton Anadolu Agency (AA).
James përfudoi ndeshjen me 34 pikë ndaj Bucks.
Anthony Davis luajti me 18 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asiste ndërsa Caldwell-Pope shtoi 23 pikë për Lakersat.
Për Bucks, Giannis Antetokounmpo shënoi 25 pikë dhe 12 kërcime, Jrue Holiday shtoi 22 pikë ndërsa Khris Middleton 20 pikë.
Lakers në tabelën e fitoreve dhe humbjeve për këtë sezon tani qëndron në 12-4 ndërsa Bucks 9-6.
Rezultatet në NBA:
Milwaukee Bucks – Los Angeles Lakers: 106-113
Utah Jazz – New Orleans Pelicans: 129-118
Golden State Warriors – New York Knicks: 104-119
/Insajderi.com