Lakers mposht Charlotte – rezultatatet në NBA

Lakers mposht Charlotte – rezultatatet në NBA

Superylli LeBron James të enjten vonë udhëhoqi Los Angeles Lakers për fitoren e katërt radhazi ndaj Charlotte Hornets me një rezultat prej 116-105, njofton Insajderi.

LeBron shënoi 37 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime për kampionët e NBA-së, ndërsa Dennis Schroder prodhoi 22 pikë dhe shtatë asistime në Staples Center.

Për Hornets, LaMelo Ball përfundoi me 26 pikë dhe shtatë asistime, ndërsa Terry Rozier shënoi 20 pikë.

Pas fitores, Lakers u kthyen në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore me 28 fitore dhe 13 humbje.

Rezultatet:

Washington Wizards – Utah Jazz: 131-122

Atlanta Hawks – Oklahoma City Thunder: 116-93

New York Knicks – Orlando Magic: 94-93

Phoenix Suns – Minnesota Timberwolves: 119-123

Portland Trail Blazers – New Orleans Pelicans: 101-93

Los Angeles Lakers – Charlotte Hornets: 116-105

/Insajderi.com