Lakers mposht Golden State Warriors për ndeshjen “play-in”

Lakers mposht Golden State Warriors për ndeshjen “play-in”

Los Angeles Lakers ka mposhtur Golden State Warriors me rezultatin 103:100 në ndeshjen “play-in” ndërsa siguruan pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore të mërkurën vonë, njofton Insajderi.

Duke shënuar fitoren e ndeshjes me 3-pikë me 58.2 sekonda të mbetura, LeBron James udhëhoqi Lakersat duke regjistruar një “triple-double” me 22 pikë, 11 kërcime dhe 10 asiste.

Anthony Davis gjithashtu shënoi 25 pikë dhe 12 kërcime për ekipin fitues ndërsa Alex Caruso 14 pikë dhe Dennis Schroder shënoi 12 pikë.

Për ekipin kundërshtar, Stephen Curry shënoi një rekord prej 37 pikësh dhe Andrew Wiggins shënoi 21 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Lakers vulosën pozitën e shtatë ku do të përballet me Phoenix Suns të pozitës së dytë të Konferencës Perëndimore në raundin e parë.

Warriors ende ka një shans për t’u kualifikuar në “play-off” nëse mposht Memphis Grizzlies i cili mundi San Antonio Spurs me rezultatin 100:96 në një tjetër lojë “play-in”.

Fituesi i ndeshjes Warriors dhe Grizzlies do të fitojë vendin e tetë për t’u përballur me Utah Jazz në xhiron e parë. /Insajderi.com