Lakers mposht minimalisht Boston Celtics – rezultatet në NBA

Lakers mposht minimalisht Boston Celtics – rezultatet në NBA

Los Angeles Lakers mposhti skuadrën Boston Celtics me rezultat të ngushtë 96:95 të shtunën në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), duke siguruar fitoren e 15-të në sezonin e ri, njofton Insajderi.

Në edicionin e sezonit të rregullt 2020/21 të rivalitetit historik, kampionët në fuqi Lakers arritën të shënojnë fitore në minutat e fundit ndaj Celtics-it.

Celtics humbi goditjen e fundit në sekondat e fundit të lojës, e cila do t’i sillte fitoren.

Anthony Davis shënoi 27 pikë dhe 14 kërcime për të udhëhequr ekipin. LeBron James shënoi 21 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

James shënoi katër trepikësh dhe zuri vendin e 13-të nga J.R Smith në listën e koshashënuesve më të mirë të trepikëshve në historinë e NBA-së. Ai tani ka të shënuar 1.934 trepikësh në karrierën e tij.

Yjet e rinj të Boston Celtics-it, Jayson Tatum dhe Jaylen Brown, shënuan së bashku 58 pikë dhe 10 kërcime në përpjekjen për fitore.

Celtics tani ka dhjetë fitore dhe tetë humbje, mjaftueshëm për të zënë vendin e pestë në Konferencën Lindore.

Lillard shënon fitore ndaj Bulls-it

Damian Lillard shënoi trepikëshin e fitores në ndeshjen dramatike mes Portland Trail Blazers dhe Chicago Bulls, e cila përfundoi me rezultatin 123:122.

Duke qenë në disavantazh prej pesë pikësh në 11 sekonda para fundit, Lillard shënoi një trepikësh, duke ulur epërsinë në dy pikë. Më pas, Zach LaVine u bllokua dhe vendimi i marrë për topin e kërcimit i dha shpresë Blazers-it.

Blazers fitoi topin e kërcimit, duke ia kaluar topin menjëherë Lillard-it, i cili bëri pjesën e tij duke shënuar një tjetër kosh të fitores në karrierën e tij.

Lillard shënoi 44 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime.

Rezultatet:

Chicago Bulls – Portland Trail Blazers 122:123

Charlotte Hornets – Milwaukee Bucks 126:114

Miami Heat – Sacramento Kings 105:104

New Orleans Pelicans – Houston Rockets 112:126

San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 112:129

Boston Celtics – Los Angeles Lakers 95:96

Dallas Mavericks – Phoenix Suns 105:111

Golden State Warriors – Detroit Pistons 118:91

/Insajderi.com