Lakers mposht Oklahoma-n pas kohës shtesë – rezultatet në NBA

Lakers mposht Oklahoma-n pas kohës shtesë – rezultatet në NBA

Ekipi i basketbollit Dallas Mavericks ka mposhtur Atlanta Hawks me 118-117 me një performancë mbresëlënëse të yllit, Luka Donçiç, njofton Insajderi.

Slloveni 21 vjeçar ishte në disponim për lojë duke shënuar 28 pikë, 10 asiste dhe 10 kërcime ndërsa Tim Hardaway Jr. nga pankina shtoi 16 pikë për Mavericks-at.

Jalen Brunson po ashtu shënoi 21 pikë.

Nga ekipi i Atalanta Hawks, Trae Young shënoi 25 pikë dhe 15 asiste, John Collins shënoi 33 pikë ndërsa Kevin Huerter shtoi një rekord për të këtë sezon me 23 pikë.

Tani Mavericks qëndrojnë në 12-14 në fitore dhe humbje.

Lakers shënojnë fitoren e tretë radhazi

Los Angeles Lakers të mërkurën vonë shënuan fitore përballë Oklahoma City Thunder me rezultatin 114-113 në kohën shtesë.

LeBron James përfundoi ndeshjen me 25 pikë, shtatë asistime dhe gjashtë kërcime ndërsa Montrezl Harrell shtoi 20 pikë, dhe Dennis Schroder luajti me 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Për ekipin humbës, Al Horford shtoi 25 pikë dhe Kenrich Williams shënoi një 24 pikë.

Pasi fituan ndeshjen e 3-të radhazi në kohën shtesë, Lakersat tani kanë 20 fitore dhe gjashtë humbje.

Thunder regjistroi 10 fitore dhe 14 humbje.

Rezultatet:

Washington Wizards – Toronto Raptors: 115-137

Dallas Mavericks – Atlanta Hawks: 118-117

Brooklyn Nets – Indiana Pacers: 104-94

Memphis Grizzles – Charlotte Hornets: 130-114

Minnesota Timberwolves – Los Angeles Clippers: 112-119

Chicago Bulls – New Orleans Pelicans: 129-116

Denver Nuggets – Cleveland Cavaliers: 133-95

Phoenix Suns – Milwaukee Bucks: 125-124

Los Angeles Lakers – Oklahoma City Thunder: 114-113 (në kohën shtesë)

/Insajderi.com