Los Angeles Lakers ka mposhtur si mysafir San Antonion Spurs-in me rezultatin 109-103 në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), njofton Insajderi.
Sezoni në NBA vazhdoi me dhjetë ndeshje. Në fitoren e kampionëve të fundit, Lakers, LeBron James shënoi “triple-double” me 26 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime.
James, 36 vjeç, u bë basketbollisti i katërt më i vjetër në historinë e NBA-së që shënon “triple-double”.
Në ekipin mysafir u dallua edhe Anthony Davis me 34 pikë dhe 11 kërcime.
Ndërkaq, për Spurs-in, Keldon Johnson shënoi 26 pikë dhe DeMar DeRozan 23 pikë.
Rezultatet
Charlotte Hornets-Memphis Grizzlies: 93-108
Dallas Mavericks-Miami Heat: 93-83
Detroit Pistons-Boston Celtics: 96-93
Brooklyn Nets-Atlanta Hawks: 96-114
San Antonio Spurs-Los Angeles Lakers: 103-109
Minnesota Timberwolves-Washington Wizards: 109-130
Milwaukee Bucks-Chicago Bulls: 126-96
Denver Nuggets-Phoenix Suns: 103-106
Utah Jazz-Los Angeles Clippers: 106-100
Golden State Warriors-Portland Trail Blazers: 98-123
/Insajderi.com