Lakers shënon fitore në ndeshjen e katër finale në NBA

Lakers shënon fitore në ndeshjen e katër finale në NBA

Skuadra nga California, Los Angeles Lakers, ka arritur të mposht në ndeshjen e katërt finale skuadrën nga Florida, Miami Heat, njofton Insajderi.

Ndeshja e katërt finale mes Lakers dhe Miami, u zhvillua në “The Arena”, ku fitore shënuan Lakers me gjashtë pikë diferencë 102:96, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 3:1, një fitore larg titullit të kampionit në ligën më të fortë në botë të basketbollit, në NBA.

Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë, ku pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të ngushtë 49:47 në favor të Lakers.

Koshashënuesi më i mirë në takim ishte LeBron James me 28 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime, i ndjekur nga bashkëlojtari Anthony Davis me 22 pikë, nëntë kërcime dhe katër bllokada. Ndërsa, për Heat koshashënuesi më i mirë ishte Jimmy Butler me 22 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime, i ndjekur nga Tyler Herro me 21 pikë dhe shtatë kërcime.

Ndeshja e pestë finale, që edhe mund të jetë e fundit, në rast të një fitoreje tjetër të Lakers, zhvillohet të shtunën me 10 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, sipas orës tonë lokale. /Insajderi.com