Lakers shënon fitore në ndeshjen e parë finale

Lakers shënon fitore në ndeshjen e parë finale

Skuadra nga California, La Lakers, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA, kundër skuadrës nga Florida, Miami Heat, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, sipas orës tonë lokale, Lakers ka shënuar fitore me rezultat 116:98.

Koshashënuesi më i mirë në takim, ishte Anthony Davis me 34 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. Gjithshtu Davis kontribuoi edhe me tre bllokada. Ndërsa LeBron James shënoi 25 pikë, 13 kërcime dhe nëntë asistime.

Në anën tjetër më i dalluari te Miami, ishte Jimmy Butler me 23 pikë dhe pesë asistime.

Çereku i parë i takimit u mbyll me rezultat të ngushtë 31:28 në favor të Lakers, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me 17 pikë epërsi për Lakers, me shifrat 65:48.

Në çerekun e tretë, Lakers arriti të shkëputej deri në 32 pikë epërsi, 87:55. Skuadra nga Miami nuk arriti të zbuste rezultatin, ku edhe këtë çerek e humbi me rezultat 28:19, teksa vetëm në çerekun e fundit, fituan Miami me rezultat 23:31, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat përfundimtar 116:98.

Kështu Lakers udhëheq serinë finale në NBA me rezultat 1:0, në shtatë ndeshjet e parapara të zhvillohen në finale. Ndeshja e ardhshme luhet me tre tetor, të shtunën në orën 03:00 të mëngjesit sipas orës tonë lokale. /Insajderi.com