NBA ka sjellur disa ndeshje derbi në kuadër të gjiros së dhjetë.
Los Angeles Lakers kanë dalë fitues në derbin ndaj Miami Heat, kurese, Golden State Warriors triumfuan në udhëtim ndaj Minesotta Timberwolves, shkruan Insajderi.com.
Edhe pa LeBron James në skuadër, La Lakers nuk u dorëzuan përballë Miamit, duke shënuar fitore me rezultat të ngushtë 117-120.
Basketbollisti më i mirë te Lakers në këtë takim, ishte pa asnjë dyshim, Anthony Davis, i cili realizoi 24 pikë, katër asistime dhe 13 rebounds.
Në anën tjetër, te Miami u dallua P.J. Tucker, që realizoi dhjetë pikë, dy asistime ndërsa regjistroi edhe 13 rebounds.
Me këtë fitore, skuadra nga Los Angelosi ngritet në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore, me shtatë fitore dhe tre humbje – pas dhjetë ndeshjve të zhvilluara.
Kurse, Miami mbetet në pozitën e pestë të Konferencës Lindore.
Ndeshje e zjarrtë u zhvillua edhe ndërmjet Minessota-s dhe Warriorrs, ku fitues dolën mysafirët, me rezultat të ngushtë 110-123.
Një paraqitje të jashtëzakonshme te skuadra fituese në këtë takim pati, Andrew Wiggings, që shënoi 35 pikë, ndërsa ndihmoi edhe katër rebounds.
Ndërsa, te skuadra vendase, një ndeshje për tu mbajtur mend gjatë kishte, Anthony Edward, që realizoi 48 pikë, pesë asistime dhe regjistroi pesë rebounds.
Me këtë fitore, Golden State vazhdon të jetë lider në Konferencën Lindore, me vetëm një humbje – pas dhjetë ndeshjeve të zhvilliara.
Kurse, Minnesota mbetet në pozitën e 13-të, me gjashtë humbje dhe katër fitore./Insajderi.com