Lallana shpëton Anglinë

Anglia ka fituar ndaj Sllovakisë me një gol të shënuar në sekondat e fundit të sfidës nga Adam Lallana, duke i dhënë fitoren e parë "Tre Luanëve" nën drejtimin e trajnerit Sam Allardyce.

Lallana shpëton Anglinë

Djemtë e Allardyce nuk e patën të lehtë të fitojnë tri pikë në udhëtim tek Sllovakia, dhe këtë e tregoi goli i shënuar në fund të takimit.

Sllovakia dhe Anglia kanë luajtur mes vete edhe në Euro 2016, pasi kanë qenë po ashtu kundërshtare në të njëjtin grup. /Insajderi.com