Lampard adreson spekulimet për Giroudin

Lampard adreson spekulimet për Giroudin

Frank Lampard ka adresuar spekulimet që po vazhdojnë rreth të ardhmes së Olivier Giroud në Chelsea, njofton Insajderi.

Francezi e ka pranuar se mbase do t’i duhet të kërkojë largim nga Londra nëse situata e tij nuk ndryshon shpejt.

Por, Lampard është i hapur të ulet dhe të bisedojë me Giroud, për pozitën e tij aktuale në skuadër, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Goal raporton se Lampard ende e konsideron Giroud si një nga lojtarët që llogaritë në ta, përkundër se nuk i ka dhënë shumë minuta në fushë kohëve të fundit./Insajderi.com