Lampard: Chelsea – Tottenham është gjithmonë një ndeshje speciale

Lampard: Chelsea – Tottenham është gjithmonë një ndeshje speciale

Tottenham Hotspur i Jose Mourinhos të dielën viziton “Stamford Bridge”, ku ndeshja luhet për kreun e tabelës, pasi Tottenahm ka 20 pikë, ndërsa ekipi i Lampard ka 18 pikë, ndërsa para ndeshjes, ka komentuar takimin trajneri i “bluve”, Frank Lampard, njofton Insajderi.

“Unë kam luajtur shumë herë. Fakti që ne jemi në formë të mirë dhe pranë kreut ia shton piperin. Kjo ndeshje mbetet speciale, por është ende herët për të folur për titullin kampion. Skuadra e Mourinhos po luan shumë mirë këtë sezon dhe e tregoi edhe në një ndeshje të vështirë si ajo ndaj City-t”, ishin fjalët e Lampard para derbit londinez. /Insajderi.com