GOAL, klubi ka vendos" />

Lampard do të shkarkohet

Lampard do të shkarkohet

Frank Lampard nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i Chelsea.

Sipas GOAL, klubi ka vendosur që ta shkarkojë atë pas formës së dobët në Premier League.

As fitorja kundër Luton Town në FA Cup nuk do t’i mjaftojë ish-sulmuesit të klubit londinez që të mbetet edhe më tej trajner.

Si zëvendësim i tij përmendet ish-trajneri i PSG-së Thomas Tuchel.

Chelsea ka regjistruar pesë humbje në tetë ndeshjet e fundit në Premier League.

Lampard ishte emëruar trajner 18 muaj më parë. Në markaton e verës 2020 u besua se klubi ka bërë blerje premtuese. /Insajderi.com