Pas shumë rezultateve negative, Frank Lampard-it i jepet besim të plotë të detyrës së tij si trajner i Chelsea-t, njofton Insajderi.
Sipas asaj që thuhet tek media britanike “SKY Sports UK”, pas humbjes së mbrëmshme të Chelsea-t ndaj Leicester dhe takimit të sotëm me dirigjentët e klubit londinez, tekniku britanik është konsideruar nën vëzhgim.
Deçizive për të priten të jenë tri takimet e ardhshme, ndaj Lutonit në “FA Cup”, Wolvesit dhe Burnley-t në Premier League, për t’u ringritur pas tri humbjeve në pesë ndeshje të kampionatit. /Insajderi.com