
Frank Lampard mund të vendoset shumë shpejt në krye të një skuadre të re, njofton Insajderi.
Ish-trajneri i Chelsea-t përflitet në Angli si kandidati favorit për të marrë drejtimin e Bournemouth-it, ekipi i divizionit të dytë të futbollit anglez.
42 vjeçari u shkarkua para një jave nga presidenti i Chelsea-t, Roman Ambramoviç pas fitores ndaj Luton-it në FA Cup, por renditja në vendin e nëntë në kampionat bëri që ai të humbiste besimin e biznesmenit rus dhe të shkarkohej pas një viti e gjysmë.
Lampard në pankinën e londinezëve u pasua nga tekniku gjerman Thomas Tuchel. /Insajderi.com