Lamtumirë Inter? Gjiganti i Premierligës bën gati 100 milionë euro për Icardin

Lamtumirë Inter? Gjiganti i Premierligës bën gati 100 milionë euro për Icardin

Chelsea është i gatshëm të bëjë ofertë marramendëse për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Kampioni i Anglisë, Chelsea është i gatshëm të ofrojë 88 milionë funte (apo 100 milionë euro) për Mauro Icardin, sipas ‘El Gol Digital’, shkruan Insajderi.

Chelsea raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën me vlerë 100 milionë euro të Mauro Icardit, për të përforcuar sulmin në luftën për titull të Premierligës.

‘Blutë’ synojnë të ngushtojnë epërsinë prej nëntë pikë të rivalit Manchester City, por trajneri Antonio Conte nuk është bindur nga Michy Batshuayi, i cili mbetet alternativa e vetme e sulmuesit Alvaro Morata.

Morata ka shënuar tetë herë në një start impresionues të tij në “Stamford Bridge”, por ky është sezoni i tij i parë ku ai është sulmuesi kryesor në një skuadër, pasi ishte në rolin e zëvendësuesit te Juventusi dhe Real Madridi.

Icardi poashtu po kalon në formë të shkëlqyer, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar dy asiste në 12 paraqitje të tija këtë sezon në Serie A – dhe ka shënuar gjithsej 89 gola në 158 ndeshje për ‘Nerazurët’.

Argjentinasi 24-vjeçar do të ishte një aset i shkëlqyeshëm për Chelsean, pasi do të formonte një treshe të frikshme me Eden Hazardin dhe Alvaro Moratan. /Insajderi