
Fundi i këtij sezoni mund të sjell edhe largimin e disa yjeve nga Real Madridi.
Skuadra e Real Madridit në sezonin të jeta pa disa yje, të cilët kanë bartur barrën kryesore të skuadrës në vitet e fundit.
Përveç James Rodriguezit dhe Gareth Bales, të cilët mund të transferohen në Manchester Untied gjatë kësaj vere, nga Los Blancos mund të largohet edhe Luka Modric, shkruan Diario Gol
Sipas Diario Gol, nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve, ku me 3 qershor do të luajë me Juventusin, mesfushori kroat mund të largohet nga Santiago Bernabeu, përcjelle Express.
Diario Gol zbulon se ish naëtari i Totteanhamit dhe Dinamo Zagrebit ka oferta të majme nga: Chelsea, Arsenal, PSG dhe Bayern Munich.
Thuhet se edhe Zinedine Zidane do ta lejoj lojtarin që të kërkoj një skuadër të re, pas paraqitjes fantastike në fanellën e Real Madridit në vitet e fundit.
Modric u transferua në Real Madrid nga Tottenham në vitin 2012. Ai me skuadrën mbretërore deri më tani ka luajtur 138 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. /Express/